Reperi Stresi, pas kthimit nga Anglia i është dedikuar më shumë muzikës dhe ndjekësve të tij.
Artisti është treguar shumë aktiv duke lënë të kuptohet se është rikthyer më i fortë se asnjëherë. Në një nga mbrëmjet performuese, një fanse i ka shkuar në prapaskenë.
Veçse i ka shprehur admirimin, vajza i kishte bërë një dhuratë që e ka emocionuar Stresin. Një byzylyk dore, diçka simbolike por shumë e vlefshme.
Ajo i ka treguar reperit se këtë dhuratë e ka blerë me paratë që prindërit ja jepnin për të ngrënë mëngjes. Stresi e ka vendosur menjëherë në dorë dhuratën dhe e ka përqafuar fansen. Madje ai i ka kërkuar stafit që ajo të ngjitet në skenë me të, kur ai të përformojë.
Dashuria dhe vlerësimi i ndjekësve i bëjnë artistët të mos ndalen kurrë në karrierën e tyre.
Darling. al