Që pas Prime-t të së shtunës në shtëpinë e ‘BBVA’ nuk ka patur ditë të qeta.
Nominimi i Eglit, për veten dhe Xumin ka ngritur shumë diskutim te banorët.
Gerta dhe Valbona janë shprehur se qëndrimi dhe qasja e Eglit në shtëpi kanë ndryshuar pas ardhjes së Gjestit.
Sipas Valbonës, banorja është ndikuar nga droni i përbashkët.
Xumi ka patur përplasje të vazhdueshme me një pjesë të konkurrentëve, ku diskutimi më i ashpër ka qenë ai me Rozanën pasi Xumi nuk e beson fjalën e saj kur i tha se,nuk ta kam përmendur nënën.
Gerti dhe Laerti gjithashtu kanë ngritur akuza të forta kundër njëri-tjetrit, sa i përket raporteve shoqërore dhe profesionale.
‘Ti i ke zënë gruan dashnore drejtorit tënd’, ka qenë fjalia e rëndë e Gertit për Laertin.
Gerti ka patur debate të shumta edhe me Rozanën, Gertën dhe Eglin.
Dëshira e Xumit për t’i shpëtuar nominimit ka bërë që të organizojë një plan me banorët, të futen në tualet. Kjo ide është mbështetur vetëm nga Gjesti dhe G-Bani por Rozana ka ndërhyrë dhe nuk i ka lejuar t’i thyejnë rregullat.
Darling.al