Mbrëmjen e kaluar Gjesti është përfshirë në një debat të ashpër me Xumin, pasi ky i fundit i ka përmendur eksperiencën në ‘BBVK’.
‘Te një format tjetër si ky, ja ka dridh Edi, ja ka marrë femrën sa ka hyrë, kështu që mos u mërzit ti, ka ardh tjetri ja ka marr femrën sy për sy’, kanë qenë fjalët e Xumit.
‘Edhe unë ta mora ty, edhe unë Eglin, pëlqimin ta mora’, ka qenë përgjigjja e menjëhershme e Gjestit.
Debati ka vazhduar jashtë në oborr por Gjesti ka shkuar t’i kërkojë falje Eglit, e cila ishte lënduar nga fjalët e tij. Ndonëse e kishte të vështirë për ta falur, Egli i tha se, ‘para banorëve nuk jam e prekur’, në mënyrë që ata të mos ja përdorin Gjestit këtë gjë.
Pas gjithë kësaj dy banorët, që duhet pranuar se kanë kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin dhe kanë lënë vend për aludime se mes tyre mund të lindë një romancë, kanë hjvilluar një bisedë sa i takon raportit të tyre.
‘Je shumë çikë e mirë, të vlerësoj, të kam xhan, nuk e kam lojë me ty’, ka qenë ajo çfarë Gjesti i ka thënë Eglit dhe mesa duket asaj nuk i ka plqyer pasi mund të ketë pretenduar se do t’i shprehte diçka më tepër.
‘Nga ky moment unë do të konsideroj si vëlla të vogël’, ka qenë fjalia e saj dhe më vonë e ka diskutuar këtë bisedë, në shtrat, me Livian, Rozanën dhe Bernardin.
Gjesti ka vazhduar debatin me Jozin në oborr.
‘Unë po të them që ta ka marrë tjetri femrën, ti duke qenë me të dhe femra të ka thënë s’po du me nejt me ty po du me nejt me filanin. E budall djalë, ta mori për dore edhe u çu femra të tha ‘ik mor se ti s’ke, s’ke….’ Pse s’ja bë hyzmetin femrës pra, pse s’i rri te kryt? Ti e ke pas gabimin se s’ja ke bo qefin, e ke pas mendjen vetëm me u zgërdhi atje. Qysh e ke përjetu, tu bo kot’? Kanë qenë fjalët e rënda që ka përdorur Jozi, nga të cilat Gjesti nuk i ka përmbajtur dot lotët.
‘Je tu fol shumë tema të rënda. A je i lumtur vlla? S’ta jap dorën. Mos mu afro. Vazhdo’. Ka qenë ajo çfarë Gjesti i ka thënë Jozit kur ai ju afrua duke qeshur për ta marrë me të mira.
Ai është veçuar nga banorët duke qëndruar në lot i vetëm. Xumi i është afruar duke i kërkuar të dijë se çfarë i ka thënë Jozi por transmetimi i tyre është ndërprerë duke e zhvendosur planin dhe bisedën te Gerta dhe Laerti që ndodheshin në oborr. Për dy orë asnjë nga kanalet e ‘BBVA’ nuk ka transmetuar Gjestin, Xumin, Jozin, Lorin dhe Danjën.
Çfarë mund të ketë ndodhur?
Darling.al