Mbrëmjen e kaluar spektakli i ‘BBVK’ pati një nga pikat më kulminate të këtij sezoni.
Pjesë e shtëpisë më të famshme të momentit, u bë ish bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh.
Përpara se të prezantohej te banorët si konkurrenti më i ri i shtëpisë, Atilla e pati përballjen e parë me ish bashkëshorten, e cila nuk ja kurseu sërish akuzat për dhunë.
Nga ana tjetër, konkurrenti i ri u mundua të qëndrojë i ftohtë dhe të konfuzojë publikun me qëndrimin e tij, në mënyrë që të vihen në dyshim akuzat publike të Drenushës, për ‘Dhunë në familje’.
Muaj më parë, ish Miss Kosova publikoi në media foto shokuese të dhunës që bashkëshorti kishte ushtruar ndaj saj.
Pos dhunës frika më e madhe e Drenushës ishte fakti se Atilla do ta pengonte të kujdesej dhe rriste fëmijët.
Çifti kanë jetuar për shumë vite në Malmo të Suedisë. Nga martesa e tyre kanë ardhur në jetë dy fëmijë.
Ndonëse nuk është personazh publik, Atilla mesa duket e ka parë të nevojshme pjesëmarrjen në ‘BBVK’ për të treguar të vërtetën e tij, për t’ju dhënë një shembull fëmijëve ose për të vazhduar të përndjekë ish bashkëshorten. Kjo mbetet për tu parë.
Opinionisti Milaim Zeka u shpreh se pos Drenushës, Atilla ka një njohje të tetëmbëdhjetë viteve më parë me Dianën, pasi ka qenë një marrëdhënie dashurie me një të afërme të saj. Sipas opinionistit Zeka, ish Miss Kosova ka qenë arsyeja e prishjes së asaj marrëdhënie.
Ky fakt ose nuk është i vërtetë ose është i ‘hedhur pas krahëve’ për arsye se Diana dhe e motra, Adriana kanë një miqësi të ngushtë me Drenushën. Këtë gjë e tregojnë edhe fotot e publikuara së bashku në rrjetet sociale, që i përkasin viteve më parë por që vazhdojnë të jenë ekzistente edhe sot.
Drama vazhdon….
Darling. al