Atëhere kur të gjithë filluam të mendojë se martesa mes Wanda Narës dhe sulmuesit të yllit të “Galatasara-yt, Mauro Icardi, po shkonte “vaj” zhvillimet e fundit i kanë sjellë sërish në vëmendjen e publikut.
Si duket martesa e çiftit nuk ka funksionuar dhe sërish jemi duke shkruar për një divorc të mundshëm mes tyre.
Ka qenë vetë Nara e cila ka konfirmuar se marrëdhënia me Icardin nuk po funksionin. Teksa ishte e ftuar në studion e prezantuesit amerikan, Luis Ventura, seksbomba argjentinase deklaroi se pavarësisht përpjekjeve që martesa e tyre të funksiononte, ata nuk ia kanë arritur.
U përpoqa edhe një herë për shkak të problemeve personale dhe shëndetësore, por nuk funksionoi. Lërini të gjithë të flasin; I lë për fund gjërat për të cilat nuk kam folur kurrë”, tha ajo.
Ndërkohë, edhe një “unfollow” mes çiftit në rrjetet sociale bëri “lëmsh mediat”. Pas këtyre lajmeve, ne hodhëm një sy nga llogaritë personale të Wandës dhe Icardit vumë re se çifti ndjekin sërish njëri-tjetrin në “Instagram”.
Mos vallë e gjithë kjo lojë po luhet në kuadër të “serisë” së radhës së “telenovelës Wanda dhe Icardi”, me qëllim për të tërhequr vëmendje?! Këtë s’dimë t’ia u themi prandaj ngelet për tu parë në vijim nëse këtë herë çifti do të ndahen përfundimisht apo jo.