Argjira dhe Graciano janë një prej çifteve më të komentuara për shkak të raportit të tyre, i cili përflitet se është krisur.
Graciano ka folur pak brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip 3’, duke pranuar se janë zënë. Edhe Argjira ka pranuar se është një çast delikat, që duhet biseduar mes saj dhe Gracianos.
Për këtë raport u pyet Argjira disa ditë më parë, ku tregoi se është një çast delikat, të cilin do e sqarojnë pas daljes së Gracianos nga reality show.
“Marrëdhënien me Gracianon sigurisht që e kemi publike, kemi punuar bashkë, por mendoj që është një çast shumë delikat, që duhet ta flasim unë dhe ai sy më sy, tha Argjira pak ditë më parë.
Ndërsa së fundmi, Ed Manushi ka zbuluar se “Nuk është një ndarje përfundimtare, por probleme mes çiftit.”
Ai u shpreh se pas daljes së Gracianos nga Big Brother VIP, do të sqarohen më tepër për marrëdhënien e tyre.
“Me sa dimë ne nuk është një ndarje akoma, për famë jo e jo. Është një problem. Një çift që do të sqarohen kur të dalë Graciano nga Big Brother VIP.”