Çifti Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi, kanë debaruar me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit në ‘Big Brother Vip’. Konkurrentja ishte mërzitur me banorin, sepse ai e la vetëm atë në suitën që “Vëllai i Madh” i surprizoi çiftin.
Banorja i tha aktorit që ti kërkonte falje, ndërsa ky i fundit u shpreh: “Të thashë njëherë. U mërzite dhe më shan mua. A je normale moj, më ka kapur koka”?- Heidi shpërthen në të qeshura.
Pjesë nga debati:
Heidi: “Nuk po bëj lojë”.
Romeo: “Ku u preke moj shpirtë”?
Heidi: “Prekem se janë më të rëndësishme sqarimet me Julin sesa me hedh “fun” me mua”.
Romeo: “Ok, kështu do të më nxjerrësh mua? E mendon kështu? Ti i mendon më të rëndësishme debatet me Julin sesa të qëndroj me ty”!
Heidi: “Unë u mërzita”.
Romeo: “E kuptoj”.
Heidi: “Jo se kupton fare”.
Romeo: “Të zihem unë me ty për Julin”?
Heidi: “Thuaj më fal”.
Romeo: “Të thashë njëherë. Si vjen të më përmendësh Julin mua? Je në terezi”?
Heidi: “Çfarë bërë? Tani unë e kam fajin”?
Romeo: “Jo se ke ti fajin….”.
Heidi: “Po unë u mërzita”.
Romeo: “U mërzite dhe më shan mua. A je normale moj, më ka kapur koka”?
Heidi vazhdon të qeshë.