Darling.al
No Result
View All Result
  • Login
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More
No Result
View All Result
Darling.al
No Result
View All Result

U publikua se ka marrë urdhër mbrojtje, reagon bashkëshorti i këngëtares Maja!

24/04/2024
in Histori Personale, Kryesore, Kuriozitete, Showbizz
U publikua se ka marrë urdhër mbrojtje, reagon bashkëshorti i këngëtares Maja!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maja” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga Fieri, Arben Shuaipi, ka reaguar ky i fundit duke hedhur poshtë të gjithë versionin e servirur si raportim gazetaresk nga disa media online.

Gjatë një bisede telefonike biznesmeni Arben Shuaipi, thotë se ai prej disa vite jeton dhe punon në Itali si arkitekt dhe s’ka asnjë mundësi të dhunojë fizikisht apo psikologjikisht, ish-gruan e tij.

Lexo Gjithashtu

Sipas Sara Gjordenit, kjo konkurrente duhet ta fitojë ‘BBVA’!
Debat mes Meritonit dhe Gracianos, përfshijne partneret!

Sipas tij, si gjatë marrëdhënies së martesës dhe pas martesës ai kurrë nuk ka dhunuar apo qoftë të ketë prekur një fije floku të ish-bashkëshortes së tij, Fatbardha Ulbrich, e cila në Shqipëri njihet me emrin artistik “Maja”.

Biznesmeni tregon se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe s’do të ndodhi kurrë, megjithëse këngëtarja “Maja” e ka persekutuar me një seri gjyqesh civile në Gjykatën e Lartë, për divorcin dhe kujdestarinë e djalit të tyre.

 

“…në muajin Mars 2023, gjyqtarja Fahrije Stringa ka marrë një vendim për lëshimin e një urdhër-mbrojtje në favor të “Majës”, e cila pretendonte se unë e kisha dhunuar. Gjykata ka caktuar që unë të qëndroj 200 metra larg ish-gruas time. Së pari ky vendim është tërësisht antiligjor, pasi është marrë pa prezencën time dhe pa më dëgjuar mua si palë e paditur. Së dyti unë jam me qindra kilometra larg ish-gruas dhe jo 200 metra siç thotë gjykata, pasi jetoj në Itali ku punoj si arkitekt. S’mund të dhunoj gruan në shtëpi apo rrugëve të Tiranë, kur fizikisht nuk jam as në shtëpinë e saj dhe as në Tiranë, por në një shtet të huaj siç është italia. Ne si ish-burrë e grua na bashkon vetëm djali ynë pasi tashmë jetojmë në dimensione dhe vende të ndryshme…” – ka treguar për “Ora News”, Arben Shuaipi.

Më tej ky i fundit shton se ish-bashkëshortja i bën këto taktika juridike, për ta baltosur dhe nxirë para organeve të ligjit në Shqipëri, me qëllim krijimin e pengesave për të takuar djalin dhe më tej ka si synim të rrëmbejë pronësinë e dy vilave luksoze që ndodhen në 2 komplekse rezidenciale.

“…unë kam heshtur dhe kam menduar që konfliktin tonë familjar ta zgjidhnim me mirëkuptim dhe përmes ligjit, duke parë dhe të mirën e djalit, që është pasuria jonë më e çmuar. E gjithë lufta bëhet për djalin, dhe vilat tona që janë në komplekse rezidenciale. “Maja” mua kërkon të më nxjerrë totalisht nga pronësia e këtyre dy pasurive në Tiranë, njëherësh të më ndalojë dhe takimin me fëmijën. ”Maja”, me sa duket e këshilluar nga mendje të tjera lakmitare ka vendosur të publikojë në media një konflikt familjar tonin, vetëm me qëllimin për të më diskredituar dhe mos lejuar që unë të takoj djalin. Në Shqipëri vij vetëm për të takuar fëmijën tim, madje as gjyqet kam filluar të mos i ndjek duke ja lënë në dorë mbrojtjen avokates time…” – ka treguar Arben Shuaipi.

Ndërkohë ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës e përballjes gjyqësore mes çiftit Arben dhe këngëtares “Maja” në Gjykatën e Tiranës, ku gjykata i la kohë palëve që të sjellin analizat toksikologjike dhe çdo provë tjetër shkresore që ato çmojnë të nevojshme.

Ndërsa pritet që në 14 Maj 2024, pritet që të dorëzohet dhe akti i ekspertimit psikologjik i fëmijës.

Tags: BashkeshortiMajaurdhër mbrojtjeje

Të Lidhura

Sipas Sara Gjordenit, kjo konkurrente duhet ta fitojë ‘BBVA’!
Kryesore

Sipas Sara Gjordenit, kjo konkurrente duhet ta fitojë ‘BBVA’!

24/04/2024
Debat mes Meritonit dhe Gracianos, përfshijne partneret!
Histori Personale

Debat mes Meritonit dhe Gracianos, përfshijne partneret!

23/04/2024
Reagimi i Jetmirit pas daljes nga shtëpia e ‘BBVA’: Do kohën e vet gjithçka!
Histori Personale

Reagimi i Jetmirit pas daljes nga shtëpia e ‘BBVA’: Do kohën e vet gjithçka!

22/04/2024
Pasi të dalë nga ‘BBVA’, Meritoni ka plane afatgjata me Ilnisën!
Histori Personale

Pasi të dalë nga ‘BBVA’, Meritoni ka plane afatgjata me Ilnisën!

22/04/2024
Historia e pa treguar e Ledjonës: Familja më dinte të vdekur!
Histori Personale

Historia e pa treguar e Ledjonës: Familja më dinte të vdekur!

22/04/2024
Ja përse shpërtheu në lot Heidi!
Histori Personale

Ja përse shpërtheu në lot Heidi!

21/04/2024

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

U publikua se ka marrë urdhër mbrojtje, reagon bashkëshorti i këngëtares Maja!

U publikua se ka marrë urdhër mbrojtje, reagon bashkëshorti i këngëtares Maja!

24/04/2024
Sipas Sara Gjordenit, kjo konkurrente duhet ta fitojë ‘BBVA’!

Sipas Sara Gjordenit, kjo konkurrente duhet ta fitojë ‘BBVA’!

24/04/2024
Debat mes Meritonit dhe Gracianos, përfshijne partneret!

Debat mes Meritonit dhe Gracianos, përfshijne partneret!

23/04/2024
Reagimi i Jetmirit pas daljes nga shtëpia e ‘BBVA’: Do kohën e vet gjithçka!

Reagimi i Jetmirit pas daljes nga shtëpia e ‘BBVA’: Do kohën e vet gjithçka!

22/04/2024
Pasi të dalë nga ‘BBVA’, Meritoni ka plane afatgjata me Ilnisën!

Pasi të dalë nga ‘BBVA’, Meritoni ka plane afatgjata me Ilnisën!

22/04/2024

Rreth Nesh

Lajmet më të fundit të botës së showbizit

Follow us

Kategorite

  • Aktualitet
  • Fashion
  • Histori Personale
  • Intervista
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Opinione
  • Poezi
  • Showbizz
  • Style
  • Të gjitha

Të Fundit

  • U publikua se ka marrë urdhër mbrojtje, reagon bashkëshorti i këngëtares Maja!
  • Sipas Sara Gjordenit, kjo konkurrente duhet ta fitojë ‘BBVA’!
  • Debat mes Meritonit dhe Gracianos, përfshijne partneret!
  • Reagimi i Jetmirit pas daljes nga shtëpia e ‘BBVA’: Do kohën e vet gjithçka!
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More

© 2024 Darling.al Developed by aplikacione.com | All rights reserved

No Result
View All Result
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More

© 2024 Darling.al Developed by aplikacione.com | All rights reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In