Elsa Lila është një nga konkurrentët e “Ferma VIP”.
Këngëtarja ka bërë një rrëfim të trishtë për fëmijërinë e saj. Ajo foli për sfidat dhe vështirësitë që kaloi në moshën 15 vjeçare pasi i vranë mamanë.
Për këtë Elsa u shpreh se numëronte çdo sekondë që të mbushte 18 vjeç, në mënyrë që të hapte proçesin gjyqësor.
“Të jetojë njeriu për të mbushur 18 vjeç. Unë isha 15 vjeçe dhe numëroja, ditët, orët, sekondat që të mbushja 18 të hapja procesin. Unë që në moshën 18-vjeçare kam marrë avokat penalist, e di pse? Për mamanë time.”, rrëfeu këngëtarja.
Fëmijëria e Elsës u trondit kur ajo humbi nënën e saj, violinisten Eva Vishaj në vitin 1997, viti i trazirave të mëdha. E ëma e këngëtares u qëllua me plumb në kokë. Si autor i dyshuar i kësaj vrasjeje u akuzua Albenc Ago. Eva Vishaj punonte si kamariere në lokalin “Juna”, që ndodhej në cep të parkut Rinia dhe në afërsi të godinës kur dikur ndodhej Ministria e Mbrojtjes. Motivi i vrasjes së saj nuk u zbulua asnjëherë plotësisht.
Gjithashtu, këngëtarja ka thënë se vajza e saj quhet Evita dhe mbart emrin e mamasë së saj.