Sin Boy ishte në një transmetim ‘live’ në TikTok dhe ndodhej brenda një salloni flokësh.
Në video shihen dy burra të veshur në të zeza dhe me maska në fytyrë që futen në sallon dhe e sulmojnë me grushta Sin Boy-n.
Mirëpo shumë përdorues në internet po spekulojnë mbi autenticitetin e sulmit, duke sugjeruar se videoja mund të jetë e inskenuar nga vetë reperi për të tërhequr vëmendje dhe për të rritur famën e tij.
Dyshimet u shtuan pasi, sapo sulmuesit largohen nga vendngjarja, Sin Boy ngrihet, duke u dukur i paqëndrueshëm por i gjallë, dhe menjëherë fillon të rregullojë flokët e tij – një veprim që shihet si jo i zakonshëm pas një incidenti të tillë të dhunshëm.