Konkursi i bukurisë “Miss Universe Albania & Kosova” ngjall çdo vit një kërshëri të madhe te publiku, për të parë dhe për t’u njohur me bukuroshet më të bukura shqiptare.
Sikurse çdo vit edhe këtë edicion surprizat do të jenë të mëdha.
“Miss Universe Albania & Kosova” do të mbahet më 8 qershor në Pallatin e Kongreseve, nën prezantimin e Teni Vllaçajt dhe Deta Kokomanit, të cilët do ta zbukurojnë edhe më tepër atë mbrëmje.
Këtë vit spektakli i yjeve do të rikthejë në skenë dhe një tjetër yll, moderatorja e mirënjohur Silvana Braçe e cila pritet të dhurojë show dhe emocione.