Prime i sotëm ka startuar me debate të ashpra mes Julit, Romeos dhe Heidit.
‘Po ta ktheni kokën mbrapa, unë e kam ndihmuar këtë lidhje. Që nga ‘Romeo e Juliet’ dhe në shumë gjëra të tjera. Në momentin që ajo vajza thotë jam e ndarë, unë do t’i sulmoj’, u shpreh Juli.
‘Unë i them Julit më respekto dhe mos ma prek këtë gjë. Unë me atë jam më i fortë, pa atë jam më i dobët. E ke thënë ti. Nëse do të ishte lojë, do të isha me atë’, tha Romeo.
Ndërsa Heidi, duke i vënë vulën u shpreh: ‘Këto të dy kanë pas probleme me njëri-tjetrin dhe nuk kam dashur të futem. Unë kam qenë në një situatë konfuze sa i përket marrëdhënies time. Unë nuk po luj fare. Unë kam dasht gjatë gjithë kohës të rregulloj marrëdhënien me Romeon. Troç muhabeti. Juli ma ka bo kokën ‘kaq’ për këtë situatë, duke u fut në mes. Kam ndjenjë për Romeon dhe nuk arrij dot ta ndaj. Kjo ka qenë. Më vjen keq që kam bërë konfuzion në shumë gjëra’.