Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Zakunths të Greqisë, pasi ka detyruar partneren e tij me dhunë të ndërpriste shtatzëninë.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë.
Shqiptari e ka lidhur, e ka dhunuardhe e ka detyruar të marrë kokrra për abort.
Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por fëmijen e ka abortuar.
Shqiptari do të dërgohet në prokurori me akuzën e dhunës në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi kishte marrë celularin e partneres së tij.