Ndryshe nga çdo fillim Prime, Ledioni këtë herë ja dedikoi Arbër Hajdarit.
Me anë të një video, produksioni shfaqi për publikun momente të Arbrit me vogëlushen Elsa e cila vuante nga një sëmundje e rëndë dhe “Fundjavë Ndryshe” kishe marrë përsipër ta ndihmojë.
Me gjashtëmbëdhjetë shkurt, pikërisht në ditëlindjen e themeluesit të shoqatës, Elsa kishte ndërruar jetë. Kjo ishte arsyeja pse Arbri nuk e festonte ditëlindjen. Madje opinionisti zbuloi se atë ditë ka menduar ta mbyllë shoqatën për shak të kësaj humbje.
Me anë të një video mesazhi, vëllai i Elsës i kërkoi Arbërit të vazhdonte ta festonte ditëlindjen pasi edhe vogëlushja do të ishte e lumtur për këtë fakt. “Të gjithë e dimë se sa ke bërë”, ishin fjalët e vogëlushit.
Për herë të parë, pas disa vitesh Arbër Hajdari fryu qirinjtë e tortës, në studion e “BBVA”.
Darling.al