Dua Lipa luan rolin e antagonistes kryesore në “Argylle”, filmin e ri të kategorisë thriller që në qendër ka një histori spiunazhi. Drejtuar nga Matthew Vaugh, më herët regjisor i “Kingsman”, ky film është pritur mirë nga kritika.
Fakti që Dua do jetë antagoniste, i ka bërë shumë kuriozë fansat për filmin, i cili nis të shfaqet në kinema në fillim të shkurtit.
“Dua është në periudhën e saj kinematografike, sa qejf”, shkruan një fans.
Ndërsa një tjetër thotë: “Ky film do jetë epik me Duan dhe John Cena në kast”.
“Do jem personi i parë që e sheh këtë film sepse ti je në të”, komenton një fasn tjetër i këngëtares.
Të tjerë fansa kanë shkruar vazhdimisht sa të emocionuar janë në çdo foto të filmit ku shfaqet Dua.
Lipa luan rolin e një krimineleje joshëse që mban emrin LaGrange. Në një podcast ku ka qenë e ftuar së fundmi, këngëtarja ka pranuar se e ka emocionuar shumë qasja e ngadaltë në aktrimin.
“Deri tani është çdo gjë shumë e bukur, kam marrë role që mendoj se i bëj mirë, nuk janë shumë të mëdha, por ndihem sikur po bëj diçka me vlerë dhe kaq mjafton”, u shpreh ajo.
Thuhet se Dua do ketë kontribut edhe një kolonën zanore të filmit, por ende nuk ka detaje zyrtare për këtë pjesë.
Por, me filmin “Argylle” lidhet edhe Taylor Swift. Si?
Kur u bënë publike detajet për filmin, i cili është frymëzuar nga një roman shkruar nga një shkrimtare misterioze me pseudonimin Elly Conway.
Asokohe, nisën disa hipoteza se personi që fshihej pas romanit ishte Taylor Swift dhe argumenti për këtë teori ishte pikërisht dashuria që ka këngëtarja për macet skoceze, që ka frymëzuar emrin e shkrimtares misterioze.
Megjithëse hipotezat u hodhën poshtë, regjisori vendosi të përfshijë macen në fjalë në film në nder të këngëtares më të komentuar të momentit.