Në këtë prime kanë startuar rrëfimet e jetës së konkurrentëve. I pari që ka treguar linjën e tij të jetës është gazetari inkronikës së zezë, Elvis Myrta.
“Doja të shkoja në eskursion por vështirësitë ekonomike nuk na lejonin, prandaj vendosa të mos shkoj.
Babi erdhi në shtëpi me 100 euro të cilat i kishte marrë borxh që unë të mos ndahesha nga shokët. Ky ka qenë momenti më i bukur dhe më i vështirë i jetës time.
Viti që lamë pas ka qenë i vështirë. Babit tim i binte vazhdimisht imuniteti. Kishte hemoragji të brendshme në stomak dhe për katër ditë qëndroi në koma. Më vonë u stabilizua.
Kam përjetuar shumë situata nga të cilat mendoj se kam kaluar në depresion. Kisha frikë të shkoja në psikolog. U futa në Big për t’i rikthyer buzëqeshjen vetes. Nuk kisha asnjë lloj emocioni, energjie prandaj edhe po të largohem e kam marrë atë që doja, gjendjen e mirë shpirtërore me të cilën mund të shtyj nja pesë vjet”, ka qenë kjo linja e jetës të cilin e ka rrëfyer Lisi.
Kur u rikthye në dhomën e ndenjes, Lisi u surprizua nga i ati.
Darling.al