Këtë të martë Prime i BBVA 3 ka nisur vrullshëm.
Ndonëse banorët kanë vetëm tre ditë brenda, kanë patur debate të njëpasnjëshme.
Fillimish Egla me Julin patën një situatë aspak të këndshme kur aktori ka dashur të ndërrohet në dhomën e gjumit. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Ceno e cila i ka kërkuar të ndërrohet në banjo. Besojeni ose jo, kjo ishte çështja e parë që u diskutua në Prime. Sa i përket opinionistëve, Ori u tregua e mirëkuptushme ndërsa Arbri e kaloi me të qeshur.
Ky fillim pati një hyrje të re dhe bëhet fjalë për ish konkurrentin e Për’puthen, Fation Kuqari.
Darling.al