Më trembëdhjetë janar pritet të ndezë kamerat shtëpia më e famshme e shqiptarëve, Big Brother.
Producentët kanë premtuar një koncept krejt ndryshe dhe kjo u vu re kur në reklamën promocionale u shfaq Ledion Liço dhe jo Arbana Osmani.
Fakti që këtë edicion do ta moderojë Liço ka irrituar ndjekësit duke kërkuar me ngulm moderatoren ikonike të këtij spektakli, Arbanën. Por vendimi është marrë.
Sa i përket konkurrentëve pjesëmarrës janë shumë emra që përfliten. Disa prej tyre janë: Partnerja dhe mamaja e Klinton Zeqirajt, Alfio Rrotani, Albi Nako, Adel Lami, Drini Zeqo, Dorina Mema, Endrik Beba, Fation Kuqari, Ksenja, La Fazani, Rike Roçi, Roza Lati, Sara Gjordeni, Sardi, Zamira Kita.
Në një intervistë Sara Hoxha u shpreh se ky edicion do të jetë fenomenal.
Kujtojmë që Luiz Ejllit mendohet se i është besuar roli i opinionistit.
Darling.al