“Jam lindë me një fshat të vogël në komunën e Vitisë. Babin e kam pas ndërtimtar, ka punu me mish e me shpirt. Kur jam kon n’kalsën e 5 ëndrra u kon me u regjistru n’shkollën e muzikës. Si kam pas mundësitë me bo naj kangë a naj klip. U dasht babi me punu shum orë me m’çu në naj koncert. Hera parë që kom knu u kon me ni “xhez” n’Prishtinë dhe i kom mar 30 €. 14 vjeçe kam shku te “Ethet e së Premtes”. Kam ardh prej nju katundi ku çikat jan martu me mblesëri. U shpalla “Best New Artist” në “Top Fest”. E kam fitu çmimine parë në “Top Fest 6”. Në media filloi me u diskutu pjesa ime e peshës. U konë e rondë shumë. Isha në pikën a me knu, a me punu me trupin tem. Zgjodha të dytën, jam luftarake. 21 vjet jam kon tu knu në Ferizaj dhe takova burrin. Në momentin që e kam pa jam dridh, kam pas shumë emocion. Prej fillimit e kam dit që kam me pas problem me njerëzit. Nuk kam guxu me e pëlqu. Pas 3 mujve më thirri me shku në studio se ish nda prej të dashurës dhe donte me bo muzikë në Kosovë. Edhe unë u pata nda me ish-in. Pasi i bonëm disa demo fillum tu i bo klipet në Amerikë dhe aty ndodhi kimia e parë. Përveç ndjenjës ka qenë ndjenja e frikës. Familja ime e ka pasë idenë se do martohem me një djalë shqiptar. Kena vazhdu lidhje të fshehtë derisa jam diktu prej mamit. I kam thonë nëse nuk je në gjendje me e kalu gjithë jetën me mu të lutem ndërpreje. Nuk kam guxu me shiju lidhjen se mendoja me ma marr vesh dikush e bohet nami. Kur i kam tregu gjyshes më ka thonë hupe kët fjalë se me ta marr vedh baba yt, t’myt. Por gjyshja nuk ma ka nxjerrë kët sekret. Babi e ka përjetu shumë rond. Babi thoshte prej teje duna me u prish me krejt familjen. Për 2 javë se kanë ditë ku jam, mendonin se ai më ka keqpërdor. Pas 2 javëve unë ju jam lajmru, ju kam thon jam mirë.Kemi pas shumë kërcënime, na kan thy banesën. Dasëm s’kena bo. E kam at pengun që skam arrit me ja bo ni dasëm familjes. Ëndërr e kam pas me vesh fustanin e bardhë por kam pas frikën se nuk m’vjen kërkush. Veç pse nuk isht shqiptar. Në 2018 mora vesh se jam shtatzan. Kur e kam fytyrën e saj e kam kuptu se zoti nuk më gjykon. Jam mundu mos me marr parasysh komentet. Artikulli që më ka vra ma sumë ka qenë që shqiptarët nuk mund të më linin shtatzan dhe këtë e bëri “zezaku”,” ka qenë ky rrëfimi emocionues i Linditës e cila më pas u surprizua nga e bija.
Meqë pengu i këngëtares ishte dasma, produksioni i BBVK i mundësoi dasmën para miliona shqiptarëve.
Darling.al