I ftuar së fundmi në “Ftesë në 5” ka qenë fotografi Fadil Berisha i cili ka ndarë me ndjekësit pesë fotografitë e karrierës.
Ndër to ishte fotoja e tre vajzave shqiptare me anë të si cilave fotografi donte t’i tregonte botës bukurinë e vajzave të vendit tonë.
“Ishte Zana Krasniqi dhe e motra. Kur doja me e realizu fotografinë vajzat dukeshin si të huaja, ju vesha jelekun që të vrehej shqoptarizmi”, deklaroi në intervistë fotografi me mbi tridhjetë vite karrierë.
Dëshira e tij thelbësore ishte mbërritja kudo në botë e shqiptarizimit dhe viti dy mijë e njëzet e tre e kishte realizuar këtë gjë.
Kujtojmë që Fadil Berisha ka fotografuar vajzat më të suksesshme të botës dhe është një nga fotografët më të kërkuar.
Darling.al