Pas gjashtë vitesh mungese u rikthye mbrëmjen e kaluar në ekranin e Tv Klan, talent-show “X Factor”.
Në moderimin e Alketa Vejsiut, konkursi i talenteve të muzikës ka për qëllim hapjen e dyerve të karrierës të këngëtarëve të rinj. Në gjykimim e Elhaida Danit, Young Zerkës, Arilena Arës dhe Adi Krastës, dhjetëra të rinj u ngjitën në skenën magjike për të kënduar. Postimin e parë për siparin e formatit të ri, moderatorja Alketa Vejsiu e fshiu. Atij postimi i kishte bërë like Arbana Osmani dhe kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se për këtë arsye e fshiu.
“Pse e fshive postin e parë të kishte bërë dhe like Arbana apo kot për kunj?”- i shkroi ndjekësi, ndërsa Alketa ia ktheu:
“Kisha asinkron zërin dhe figurën. Skam kunja me askënd. Për më tepër me një ëndërrimtare tjetër të gjeneratës time që ka bërë vendin e vet në Ekranet Shqiptare”.
Darling.al