Rrugëtimi i Edona James në Big Brother ka qenë kompleks pasi është transgjinorja e parë që u bë pjesë e një formati të tillë.
Në më shumë se një muaj qëndrimi brënda BBVK, Edona James është zgjedhur tre herë e preferuara e publikut, duke treguar kështu që ndjekësit i mbështesin personazhet pozitivë. Situatat gazmore të stisura prej saj kanë qenë të përditshme.
Rrëfimet e jetës së Edona James kanë qenë rrëqethëse. Një nga pyetjet që ka munduar Edina James-in këto ditë qëndrimi ka qenë se si po e shohin familjarët. Për t’i treguar mbështetjen e tyre, e ëma dhe i vëllai kanë ardhur sonte për ta mbështetur.
Edona u shpreh se kurrë nuk e kishte besuar se vëllai i saj do të vinte ta mbështeste përpara një shqiptarie.
Darling.al