Ky Prime i BBVK i ishte dedikuar plotësisht festës së pavarsisë si në veshje ashtu edhe në atmosferë.
Vetë Jonida Vokshi u paraqit me veshje tradicionale ndërsa banorët ishin ulur në tokë, si në sofër, me qilima tradicionalë për të dhënë atmosferën shqiptare. Në startim të këtij Prime, banorët kënduan himnim kombëtar.
Pas këtij startimi ndryshe, u shfaq klipi i Vesës e cila dha nga një këshillë për banorët dhe fjalët më të mira ishin për Edonën dhe Blerandon të cilët i mendonte konkurrentët më të fortë, si dhe për Albën të cilën e konsideroi motër. Ndërsa Bleros i tha se sytë janë në ty, si të ishte ky një mesazh nga e dashura e tij.
Darling.al