Disa ditë më parë ra në pranga ish drejtuesi i Policisë së Tiranës Erzen Breçani, pas përgjimeve të inkriptuata të SKY ECC, “Metamorfoza 2”, bashkë me shefin e komisariatit nr.6 Dedan Gjonin, Besmir Muratin, Bujar Gërmizin, si dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë, mes tyre Eralbi Breçani dhe Ervin Mata (kunetër mes tyre).
Sipas dosjes së publikuar nga AlbEu.com, bie në sy se nga përgjimet ka dalë edhe emri i këngëtares së mirënjohur Elvana Gjata, e cila ishte e fejuara e Ervin Matës.
Në një komunikim në SKY, mes Breçanit dhe Matës, ky i fundit i thotë ish-zv.Drejtorit të Policisë, se do t’i kalojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës.
Këtë bisedë më pas Erzeni ja tregon të birit (Eralbit) duke thënë se nuk i pranoi, edhe pse kishte nevojë për para se nuk po paguanin dot puntorët e hidrocentralit.