Sot brenda shtëpisë së BBVK ka qenë dita e mesazheve.
Edhe këngëtarja Linda Halimi ka marrë një letër nga familjarët të cilët i kanë shprehur mbështetjen dhe dashurinë e tyre. Kaq ka mjaftuar që konkurrentja të shpërthejë në lot.
“E bukura jonë, me ty zgjohemi me ty po flejme, jemi me sy nga ekrani, e dëgjojmë zërin tënd të fuqishëm që jep pozitivitet. Të duam pa fund babi mami dhe e gjithë familja, por më së shumti loqka e nanit kalamoni(vajza e Lindës)”, thuhej në letër.
Kujtojmë që Linda është nënë e një vajze të vogël, fryt i dashurisë me reperin Big D.
Darling.al