Ka startuar vrullshëm Prime i mbremshem pas transmetimit të videos ku protagonistë ishin Shqipja me Adrin të cilët kishin bërë thashetheme për banorët e tjerë.
Si të mos mjaftonte, Shqipja ishte përfshirë në debate të vazhdueshme edhe me Bucin të cilin e ofendoi për burrërinë dhe e cilësoi si rrugaç dhe palaço cirku.
Nga ana tjetër Buci e krahasoi Shqipen me qenin e një këngëtareje shqiptare duke treguar se vetëm flet, por nuk bën asgjë.
Mesa duket ata e ndjejnë rrezikun te njëri-tjetri dhe po përdorin çdo mënyrë për t’a nxjerrë tjetrin nga vetja. Vlen të theksohet se gjuha e përdorur është e patolerueshme në ekran.
Darling.al