Shqipëria dhe Danimarka janë dy kombëtaret e fundit të cilat kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian ”EURO 2024”, i cili do të mbahet në Gjermani.
Deri më tani janë trembëdhjetë kombëtare që kanë marrë biletën për Evropian. Gjermania si organizatore e “EURO 2024” është kombëtarja e cila automatikisht do të jetë pjesë e Evropianit.
Kombëtaret e tjera që matematikisht kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian janë: Franca, Belgjika, Portugalia, Spanja, Skocia, Turqia, Anglia, Austria, Hungaria dhe Sllovakia.
Sa i përket Kombëtares Shqiptare, duhet thënë se realizoi tekstin e këngës “T’fala Parisit e t’fala Berlinit”, pasi në dy mijë e gjashtëmbëdhjetën u kualifikua në europianin e Francës dhe ditën e djeshme në atë të Gjermanisë.
Darling.al