I ftuar në “Zgjohu me MCN” ka qenë aktori Gent Hazizi i cili ka rrëfyer jetën dhe karrierën.
Ajo çfarë “na vrau veshin” në këtë rrëfim ishte sinqeriteti i tij sa i përket eksperiencave të fundit në të cilat ka qenë “BBVA2” dhe “DWTS”.
“Ta them sinqerisht. Nëse do thoja për “Dancing With The Stars”, që ka qenë një nga eksperiencat që kam shijuar më shumë, Big Brother-i është me e keqja.
Sepse nuk flas për pritshmëritë që kisha, por nëse te DWTS ndejta 6 javë, te BBV mu lutën 1 muaj dhe ndejta 3 javë”, tha aktori.
Kujtojmë që Gentin do ta shohim sërish si aktor në projektin “Familja Kuqezi”, në rolin e “xhaxhi Edit”, projekt i cili do të startojë transmetimin në kanalet e “Tring”.
Darling.al