Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rëndë në Yzberisht ku një fēmijë i porsalindur u braktis dhe humbi jeten.
Kujtojmë se nëna e foshnjës është shoqëruar në polici.
30-vjeçarja Egljanta Isufi dyshohet se e lindi beben e vetme në garazhin e pallatit. Më pas ajo u rikthye në shtëpinë e saj duke e lënë të porsalindurin në mëshirë të fatit.
Disa orë pas ngjarjes, autoritetet policore arritën të binin në gjurmët gruas që e solli djalin në jetë. 30-vjeçarja fillimisht e mohoi mëmësin. Në komisariat u shoqërua edhe nëna e saj, që po ashtu fillimisht mohoi të kishte dijeni për ngjarjen. Verifikimi i telefonave celularë të nënë e bijë vërtetoi dyshimet e efektivëve.
Egljanta Isufi rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Para hetuesve ajo mësohet se ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur beben ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merrej vesh nga familja e saj, por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.