Edona është një nga banoret më pa komplekse të Big Brother Vip Kosova. Publiku po e pëlqen shumë për origjinalitetin dhe situatat “funny” që krijon.
Duhet pranuar që edhe momentet prekëse të shoqëruara me lot nuk i kanë munguar. Me Ganinë Edona nuk po e gjen gjuhën e përbashkët.
Ndërsa me Bleron duket se ka krijuar afrimitet. Në një bisedë me Ledi Vokshin Edona ka treguar antipatinë edhe për një konkurent tjetër. Ajo është shprehur se Buci është shumë fallco, i ka 3 fyfyra dhe se do e nominojë sërish javën tjetër.
3 fytyra thua ti, i ka thënë Ledi, se mund të ketë shumë më shumë.
Darling.al