Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ka gjobitur me 10 milionë lekë operatorin e shërbimeve “One Albania” për problematika të shërbimit.
Në vijim të një serie problematikash të konstatuara, një numri të konsiderueshëm ankesash, kapje flagrante nga qytetarët etj.
AKEP nisi një inspektim për “One Albania”.
“Trajtimin e problematikave të evidentuara edhe nga ankesat në tregun e komunikimeve elektronike që lidhen me procesin e portabilitetit, tarifimit dhe cilësisë së shërbimit, kryesisht gjatë muajve Korrik – Gusht të vitit 2023.”
Nga ky inspektim, AKEP sjell shembuj të shkeljve: kufizim i shërbimit të thirrjeve dalëse për mospagesë fature/ash, pa u njoftuar sipas nenit 109, ndërkohë vijon të faturohet sipas kushteve të kontratës. Në çdo rast, njoftimi paraprak i pajtimtarit për kufizim ose ndërprerje të shërbimit është pjesë e konceptit më të gjerë të cilësisë së shërbimit.
AKEP konstaton se përbën një shkelje të pavarur fakti që teksti i SMS-së – “One ju rikujton datën për pagesën e faturës suaj pranë dyqaneve të One, për të shmangur bllokimin e shërbimeve tuaja. Nëse ju tashmë e keni paguar detyrimin tuaj të radhës, mos e konsideroni këtë sms. Faleminderit.” – nuk përcakton një afat minimal “prej jo më pak se 15 ditëve” që pajtimtari të përmbushë detyrimet kontraktore.
Ashtu siç edhe AKEP e konstaton, One Albania ka patur një boom ankesash gjatë periudhës korrik-Gusht 2023, ndërsa në një ditë 24 gusht 2023, operatori nuk ofroi shërbim për klientët.