E ftuar në “Mos i bjer me top” ditën e djeshme ka qenë këngëtarja Soni Malaj.
Ajo ka treguar se situata e luftës në botë ka ndikuar edhe në krijimtarinë e artistëve në përgjithësi.
Kur përballë i janë dhënë disa foto për të komentuar, për Elvana Gjatën është shprehur se është thjeshtë këngëtare, ah po dhe aktore.
Sigurisht që Ronaldo Sharka nuk e ka lënë me kaq duke insistuar për një koment më të gjatë.
Në atë moment Soni është shprehur se ka kritika për veten e saj, e jo më për të tjerët, duke lënë të kuptohej se nuk dëshironte ta vazhdonte më tej bisedën.
Në përfundim të rubrikës këngëtarja u është drejtuar e habitur moderatotëve për faktin se mes fotove nuk ishte kantautori Flor Mumajesi.
Sigurisht që Erjola me Ronaldon nuk e kanë futur Florin për faktin që Soni mos të ndihet keq. Por këngëtarja u shpreh se atij i detyrohen shumë këngëtarë për atë që janë sot.Sa i përket marrëdhënies ajo trego se kanë qenë të rinj, kanë patur një lidhje, njihen që nga viti 1998.
Darling.al