Policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e motrës së Ardian Llanës, i arrestuar më 22 tetor në Durrës për ‘Marrëdhënie seksuale me te mitura’.
Policia njofton se kishte informacion se Ardian Llana, kishte fshehur armë dhe municionin luftarak në banesën e motrës dhe kreu kontroll në lagjen nr 18 në Durrës.
Gjatë kontrollit në këtë banesë, policia gjeti një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi lënde narkotike heroinë dhe një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza.
Këto sende u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.