Mbrëmë në pjesën e parë të “Më lër të flas” u fol për bukurinë me Rita Petron, Petro Bozon, Rudina Demnerin dhe Ronaldo Sharkën.
Ishte pikërisht Ronaldo ai që akuzoi Palonëm se nuk i pranon operacionet që ka kryer. Paloma e revoltuar pranoi se ajo kishte bërë hundën një operacion të cilin e ka realizuar duke qenë pjesë e emisionit të Aldos dhe e ftonte publikisht t’i sillte një doktor për të vërtetuar nëse ajo kishte operacione të tjera.
Si për të marrë hak, Paloma i tha Ronaldos se dhe ai po të donte i hiqte kilet e tepërta. Gazetari i tha se ajo nuk di asgjë për problemet e tij shëndetësore dhe faktin se ai është kontrolluar dhe ka rezultuar se e ka të vështirë të humbë peshë.
Gjatë javëve në “DWTS”, Roni kishte arritur të humbiste 6 kg.
Ndonëse vëllezërit Veshaj i pyetën vazhdimisht për tensionin mes të dyve, asnjëri nuk u prononcua.
Kujtojmë që në “Fan Club” Paloma u shpreh se Ronaldo merret me llafe dhe nuk kërcen, duke u përfshirë në një debat me mikeshën e tij, Erjola Doçi-n.
Darling.al