Seanca e djeshme plenare ka nisur me debate e përplasje fizike, teksa deputetët e opozitës dhe mazhorancës janë përleshur mes tyre në sallën e Kuvendit.
Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolli mori fjalën, pati kundërshti në radhët e opozitës, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike që janë rikthyer pas 10 ditësh në seancë kanë bllokuar foltoren duke kërkuar që Garda të dalë nga salla.
Në momentin që Vullnet Sinaj ka marrë fjalën nga vendi, nisi një debat, i cili më pas u përshkallëzua deri në përplasje fizike. Më pas deputeti Bledion Nallbati, i cili fillimisht i mbylli mikrofonin Sinajt, tentoi ta grushtojë.
Mësohet se Nallbati është përjashtuar nga seanca plenare. Kryetarja e Kuvendit kërkoi 5 minuta ndërprerje të seancës dhe më pas ka pasur një rikthim.
Ish-kryeministri Berisha e ka quajtur në një video live nga Kuvendi këtë momenti si një provokim të kryeministrit Rama, ndërsa ka bllokuar dhe foltoren e Parlamentit.
Deputetët e tij, nuk kanë lejuar deputetët e mazhorancës së flasin, madje deputetja e PS Pranvera Resulaj, që fjalën e saj po e mbanti nga vendi, ka hasur në afrimin e Flamur Nokajt, i cili i ka hequr mikronin, nën thirrjet: “Turp Turp”.
Seanca është shoqëruar me dy ndërprerje dhe ka gjasa që të vazhdojë në kaos dhe në vazhdimësi.