Elsa Lila po realizon në 1 nëntor, në Tiranë, tek Pallati i Kongresve, pikërisht në skenën nga ku nisi gjithë karrierën e saj artistike recitalin e saj “Finalmente Elsa”.
Karrierën ajo e ka zhvilluar ndër vite mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë. Recitalin e ka titulluar “Finalmente Elsa”, pasi publiku shqiptar e ka adhuruar gjithnjë zërin dhe këngët e pazëvëndësueshme të artistes dhe kanë pritur me padurim rikthimin e saj.
E sapo ardhur në Tiranë, për të zhvilluar provat e fundit, së bashku me ekipin e muzikantëve italianë, që do ta shoqërojnë në këto koncert 100% LIVE, Elsa Lila ka mbajtur një konference për shtyp, për t’ju përgjigjur kuriozitetit të medias për këtë event të madh të saj.
“Finalmente Elsa”, Ajo shprehet se rishfaqja në festivalin e një viti më parë në RTSH, solli reagime të njerëzve që thonin “O Elsa më në fund u riktheve”. Ndaj s’mund ta quaja ndryshe koncertin tim, veçse kështu.
Muzika që unë bëj dhe zëri që unë kam, janë mjetet më të forta, përmes së cilave unë mund të shprehem ashtu si dua. Kryefjala e këtij recitali do të jetë muzika dhe miqësia. Të gjithë ato që do të marrin pjesë në këtë projekt, duke filluar nga muzikantët që kanë ardhur nga Italia dhe deri tek organizatorët, Red Cloud, po e bëjnë më shumë dashuri këtë koncert, për mua dhe për muzikën time”,-ka shpjeguar Elsa Lila, duke shtuar më tej se edhe pse nuk ka qenë shumë e pranishme në skenat shqiptare, ajo s’ka rreshtur kurrë së bëri muzikë e projekte artistike- “Muzika vdes me njeriun jo me karrierën.
Zhdukja apo ridukja tregon që unë e bëj për pasion muzikë e jo me llogari. Në momente që nuk kam qenë prezente e kam ndjerë të domosdoshme të mos shfaqesha, por kjo nuk do të thotë se nuk kam kënduar apo bërë muzikë. Do të ndaloj se bëri muzikë vetëm kur te vdes, muzika është jetë.”
E pyetur nëse ka plan të kthehet përgjithmonë ajo u përgjigj që jeta e saj është mes Italisë dhe Shqipërisë për shkak dhe të vajzes së saj.