“ Më lër të flas” i kishte dedikuar një hapësirë të veçantë lindshmërisë në vendin tonë duke treguar faktin se sa shumë ishin ulur lindjet vitet e fundit.
Kjo temë zgjoi debat në studio ku mendësi të ndryshme shpreheshin se lindshmëria është zgjedhje dhe nuk kemi ardhur në jetë për tu riprodhuar.
Disa mendime të tjera ishin se kemi orë biologjike dhe patjetër duhet të riprodhohemi për të vazhduar jetën njerëzore në tokë.
Është vënë re se çiftet e reja po zgjedhin të realizohen nga ana profesionale duke e shtyrë për një moment të dytë ardhjen në jetë të fëmijëve dhe kjo shtyrje ndonjëherë po sjell mos riprodhim.
Duke mos u riprodhuar ne rrezikojmë të rrisim moshën e tre-të në vend dhe të ulim të rinjtë, duke shkaktuar kështu dëme ekonomike, sociale etj. Mos riprodhimi rrezikon të sjellë zhdukjen e njerëzimit.
Darling.al