Pjesë e panelit të “Më lër të flas” ishte edhe Olsa Muhameti të cilës i ishte bërë një kamerë e fshehtë.
Poshtë kolltukut ku ishte ulur Olsa, stafi kishte vendosur një rezistencë e cila e çoi temperaturën e Olsës deri në 48 gradë celcius. Autoren nuk e zinte vendi duke bërë fresk dhe duke pirë ujë.
Madje disa herë tentoi të ndërpriste edhe emisionin duke thënë se nuk ndihej mirë. Në një moment ku edhe të ftuarit u acaruan dhe bezdisën nga lëvizjet e Olsës, Armand Peza u çua në këmbë dhe i tha të ndërronin vendet.
Madje i pyeti edhe vëllezërit Veshaj mos kanë bërë ndonjë kamer të fshehtë. Aty u zbulua se si qëndronte e vërteta e temperaturës së Olsës.
Darling.al