Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur në Fier dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier, ku bluzat e bardha po i japin mjekimin dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që postblloqe janë ngritur në hyrje daljet e qytetit për të bërë të mundur ndalimin e autorit të ngjarjes, i cili mundi të largohet pasi kreu plagosjen me thikë.
Në vendin e quajtur “Zogu i zi”, Fier, dyshohet se një shtetas 16 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatarin e tij 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Ende nuk dihen se cili ka qenë motivi i plagosjes.