Dëmtimi kundër Uruguajt i ka kushtuar shtrenjtë Neymar. Sulmuesi brazilian, ka lënduar gjurin e tij të majtë dhe ka nevojë për tu operuar.
31-vjeçari pësoi këputje të ligamenteve dhe për tu rikuperuar kërkohet të paktën 6 deri në 7 muaj.
Neymar, i cili nënshkroi për skuadrën e Arabisë Saudite Al-Hilal në Gusht, u largua nga fusha në barelë. Dëmtim që i kushton edhe FIFA-s, pasi një vit jashtë fushave në ndeshjet ndërkombëtare vlen rreth 7.5 milionë Euro për arkat e saj.
Karriera e Neymar ka qenë tepër e vështirë, e ndikuar shumë nga dëmtimet. Përvec të tjerash në fillim të këtij viti, ai iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës së djathtë që kërkoi pesë muaj rikuperim, përpara se të largohej nga PSG për të nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me Al-Hilal.