Me ikjen e viteve fillojmë të shqetësohemi për pamjen tonë. Sigurisht që mosha len gjurmët e saj por të dish disa truke bukurie do ju kthej dhe disa vite prapa.
Nuk ka asgjë të keqe në qoftë se rregulloheni dhe e mbani veten ashtu siç bënit kur ishit në një moshë më të re. Fundja, gjithkush dëshiron që mos të tregojë moshën që ka, ndaj më poshtë do të zbuloni disa mënyra se si të dukeni më e re.
• Jini të kujdesshem me ngjyrën e flokut: Mos i provoni t’i lyeni flokët në ngjyra ekstreme, si shumë bjonde apo shumë të zeza.
• Përdorni concealer sa më shpesh që të mundeni. Gjatë përditshmërisë vendosni pak concealer poshtë syve, midis hundës dhe anës buzëve. Ai do t’i japë shkëlqim fytyrës tuaj.
• Zgjidhni xhinse që ju rrinë mirë në trup. Xhinset janë një nga aksesorët që i veshim përditë dhe me kalimin e viteve, lëkura e trupit fillon që të jetë pak elastike. Mundohuni që të zgjidhni xhinse me një material të fortë dhe që ju mbledhin.
• Kujdesuni vazhdimisht për flokët tuaj, blini një serum për të mbajtur shkëlqimin apo hidratues, në varësi të llojit të flokut.
• Sy pak të rënë? Përdoni paletat e syve në ngjyra toke. Në pjesën e poshtme të syrit afër me qerpikët, aplikoni një ngjyrë të hapur dhe në pjesën e sipërme afër vetullës, një ngjyrë më të zënë.
• Filloni të përdorni rouge-in nëse nuk e aplikoni, ai gjithmonë është i aftë që të japi një pamje më të freskët.
• Nuk është e nevojshme që të kombinoheni gjithmonë. Vishni diçka të papritur, si, xhaket sportive ose pupa me një fustan pak klasik.
Përpiquni që të largoni nga përdorimi buzëkuqët që janë në ngjyrë të errët, pasi të tregojnë më të madhe. Në vend të tyre, përdorni ngjyrat e hapura, si rozë, nude etj.
Evitoni përdorimin e pudrës! Ajo e bën lëkurën të duket më të thatë, ndaj zgjidhni një makeup që është pak i lëngshëm.