Saimir Gjoka,38 vjeç,ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Modena, Itali.
Mediat italiane bëjnë të ditur se, makina ku po udhëtonte Gjoka është përplasur me një tjetër makinë, duke dalë nga rruga.
Aksident fatal ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në seksionin e Modenës të A1, pranë Cognento. 38-vjeçari nga Shqipëria, Saimir Gjoka, ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit, nga automjeti në të cilin ishte bllokuar.
55-vjeçari që udhëtonte me makinën tjetër ka mbetur i plagosur por lehtë.
Policia rrugore, e cila ka nisur hetimet, ka gjetur në makinën e shqiptarit një çantë plot me para dhe me sa duket edhe mallra të dyshimta.
Ndërkohë, edhe me ndihmën e dronëve, policia është në kërkim të pasagjerit tjetër të mjetit, i cili është arratisur pas përplasjes dhe nuk dihet nëse ka qenë incident apo një tentativë për vrasjen e shqiptarit.