Një 55-vjeçare ka gjetur vdekjen në aksin rrugor Peqin-Elbasan pranë fshatit Papër.
Merushe Gjuzi udhëtonte së bashku me një shoqen e saj drejt Elbasanit ku dyshohet ka hapur derën e furgonit dhe është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëherëshme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:45. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes apo lidhjet e të pranishmëve me incidentin.
Policia ka arritur menjëherë në vend ngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.