Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Shkozës, në Tiranë. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se shënjestër e këtij atentati ka qenë 21-vjeçari me iniciale H.Xh.
Ai ka qenë në makinë nën shoqërinë e një vajze kur persona të maskuar i kanë bërë pritë dhe kanë qëlluar edhe me armë, por për fat të mirë plumbat nuk e kanë kapur.
Autorët e maskuar e kanë dhunuar me sende të forta të riun dhe më pas janë larguar. Policia po punon për zbardhjen e çështjes dhe gjetjen e autorëve të atentatit.
Ende nuk dihen arsyjet e ngjarjes.