Në zonën e kombinatit, ka ndodhur një krim në familje. Bashkëjetuesja ka qëlluar me thikën e bukës, bashkëjetuesin e saj Erald Tosku, pas një konflikti në banesë.
Konflikti bëhet me dije që ka nisur për motive të dobta, dhe ka degjeneruar në plagosjen e burrit. Ky i fundit është transportuar në spital dhe pas ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jeten.
Policia ka shoqëruar në komisariatin nr.6 autoren e krimit ku edhe i ka marrë deklaratën, por nuk e kanë arrestuar sepse kishte fëmijën 1 vjeç dhe ishte edhe shtatzënë 6 muajshe dhe prokurori për këto arsye nuk ka pranuar ta arrestojnë, por të procedohet në gjendje të lirë.