Në periudhën kur ju forcohet mishi i dhëmbëve dhe fillojnë t’ju dalin dhëmbët e parë, bebet çdo gjë e fusin në gojë.
Kruarja dhe irritimi i mishrave bën që ata të kafahojnë gjithçka, edhe shapkat. Po po, mos u habisni, sidomos shapkat që janë prej gome ose llastiku ju duken të përshtatshme për fërkim.
Një fëmijë i vogël e bën këtë gjest kudo që të gjej shapka, ndaj mos u ndjeni një nënë e dështuar. Edhe Trev-it mesa duket po i dalin dhëmbët e parë dhe kjo është shumë e sikletshme. Kam “dështuar “ në ruajtjen nga bakteret, ka shkruar moderatorja.
Në fakt thjeshtë fshihini shapkat dhe blejuni bebave tuaj produkte për kruarjen e mishrave të dhëmbëve, të cilat nuk i irritojnë.
Darling.al