Mesa duket nuk janë shuar inatet mes Ilir Shaqirit dhe Eltionin, balerinit shoqërues të Ina Kollçakut.
![](https://darling.al/wp-content/uploads/2023/10/ina-380x233-1-300x184.jpg)
Pas performancës Iliri u tej zgjat në komentet për balerinin duke detyruar kështu Ina Kollçakun ti kujtojë se është aty për të gjykuar performancën e saj. Unë jam vipi, Eltioni është balerin solist i teatrit, merru me mua, mos e humb kohen televizive duke folur për Eltionin, nuk jemi në Big Brother, i është drejtuar Ina Ilirit.
Në debat ka tentuar të ndërhyjë edhe Valbona Selimllari duke i thënë Inës të pushojë kur flet ajo dhe se Eltioni nuk ka nevojë për mbrojtjen e saj.
![](https://darling.al/wp-content/uploads/2023/10/Ina-Valbona-300x155.png)
Nuk jemi në komunizëm, ja ka kthyer menjëherë aktivistja. Duartrokitjet treguan se publiku i dha të drejtë Inës.
Të shohim se si do të shkojnë netët e tjera të spektaklit.
Darling.al