Dafina Zeqiri dhe Mozzik i bëjnë bashkë ishat e tyre.
Ata kanë sjellë një bashkëpunim të ri, një këngë që duket si diss për ish bashkshorten e Mozzik,Loredanën dhe dj Geek me të cilin Dafina u nda vetëm pak kohë më parë. Kënga mban dy këngë brenda, Drama/Pahiri, projekt ky që deri më tani duket se është pëlqyer nga fansat.
Në tekst gjenden mjaft “thumba” ndaj ish-partnerëve.
Përgjatë verës Dafina Zeqiri dhe Dj Geek i dhanë fund lidhjes së tyre, ndërsa këngëtarja aludohet se ka nisur një histori të re, ndërsa Loredana, ish-partnerja e Mozzik, ka nisur një romancë me futbollistin gjerman Karim Adeyemi.
Është aluduar se Geek tashmë ka nisur të punojë me Loredanën, pas shkëputjes nga Dafina, gjë që i shton bashkëpunimit të ri mes Dafinës dhe Mozzik akoma më shumë “efekte dramatike”.
Në pjesën e parë, “Drama”, refreni është i dedikuar dikujt që është i/e ftohtë dhe që ka merituar gjithë lotët që Dafina dhe Mozzik kanë derdhur, ndërsa artistët marrin vetë përsipër fajin për lidhjet/ndarjet që kanë ndodhur. Ndërkohë në një moment, Zeqiri thotë se “ka gjetur dikë më të mirë, duke konfirmuar kështu edhe njëherë historinë e re, por duke hedhur edhe një kunjë në drejtim të ish-it.
Gjithsesi, nuk ka shumë “drama” tek Drama se sa tek Pahiri, pjesa e dytë e bashkëpunimit, aty ku “thumbat” janë edhe më të dukshme. Në një moment Mozzik thotë: “Ex-at tonë janë rrit me me këngët tona, madje në shtëpitë e tyre kanë bërë edhe miliona”, duke treguar kështu se Geek dhe Loredana kanë qenë fansa të tyre para se të mund të hynin në jetët respektive, ndërsa kanë mundur edhe të bëjnë shumë para, si nga lidhja me ta, ashtu edhe nga bashkëpunimet.
Ka edhe një tjetër pjesë, kur Duffy i bën një përmendje sërish partnerit të ri, duke treguar se ai është biznesmen, si për të konfirmuar edhe aludimet e shumta që janë bërë për identitein e tij, por edhe për ta theksuar edhe njëherë se është me dikë “më të mirë”.