Shqipëria mposhti me rezulatin 3-0 Çekinë, në ndeshjen më të rëndësishme të këto kualifikuesesh të Euro 2024, teksa tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi i biletës drejt… Gjermanisë.
Më ketë 3 pikësh, Shqipëria kryeson e vetme grupin me 13 pikë në 6 ndeshje, plot 4 më shumë se Polonia që mban vendin e dytë, ndërkohë që Çekia dhe Moldavia ndajnë vendin e tretë dhe të katërt me 8 pikë secila.
Tabela mbyllet nga Ishujt Faroe me 1 pikë. Vlen të theksohet fakti se Çekia dhe Moldavia kanë nga një ndeshje më pak. Duelin e radhës Shqipëria do e luajë në transfertë ndaj Moldavisë më 17 nëntor, ndërkohë që Polonia do të ndeshet me Moldavinë më 15 tetor.