Një sherr për motive pronësie është regjistruar në Vaun e Dejës.
Një 53-vjeçar dhe djali i tij, 27 vjeç kanë kërcënuar me armë zjarri dy vëllezër. Babë e bir, Kujtim Gegaj, dhe Altin Gegaj kanë bërë sherr me dy vëllezërit dhe janë larguar.
53-vjeçari është arrestuar, teksa Altin Gegaj është në kërkim.
Ata kanosën me armë zjarri dy vëllezërit Gj.M., 37 vjeç dhe Gj.M., 35 vjeç, banues në Bushat.